[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Botë” e Linda Halimit, kënga më e pëlqyer në ueb-sajtin e Eurovizionit



Lindita Halimi, e njohur si Linda Halimi, është ajo e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Botë”.

Linda deri më tani ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani, kënga më e pëlqyer në këtë edicion.

Këtë po e tregojnë votat në portalin Wiwiblogs – portali më aktiv i Eurovizionit në botë.

Deri tani janë rreth 15 këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues.

E sa do të arrijë Linda Halimi me këtë këngë mbetet të shihet. /Gazeta Express/