• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Bota nuk është e përgatitur”, shkenca paralajmëron për një shpërthim të madh vullkanik

nga Bota Press
13 Shtator, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Shpërthimi masiv i vullkanit Hunga Tonga–Hunga Ha’apai në janar, në Tonga, në jug të Oqeanit Paqësor, sipas një studimi të ri të botuar në “Nature”, ishte më i madhi që nga shpërthimi i malit Pinatubo, në Filipine, në vitin 1991, dhe shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë nga instrumentet.

Hulumtimi nga vullkanologët Michael Cassidy (Universiteti i Birmingemit) dhe Lara Maní (Universiteti i Kembrixhit) llogarit se ka një në gjashtë mundësi për një shpërthim të madh vullkanik gjatë këtij shekulli dhe ata paralajmërojnë se “bota nuk është e përgatitur” për të.

Ai mega-shpërthim mund të ndryshojë në mënyrë drastike klimën e botës dhe mund të çojë në kolaps qytetërimin. Në të kaluarën, shpërthimet e kësaj madhësie kanë shkaktuar ndryshime të menjëhershme klimatike, shembje të qytetërimeve dhe janë shoqëruar me rritjen e pandemive.

Për mënyrën se si do të ndikonte në jetën tonë të përditshme, “ndikimet do të ndihen nëpër transport, ushqim, ujë, tregti, energji, financa dhe komunikim në botën tonë të lidhur globalisht”.

Në vitin 2021, studiuesit shikuan bërthamat e akullit nga të dy polet dhe identifikuan 1 113 shenja shpërthimesh në akullin e Groenlandës dhe 737 në Antarktidë, të cilat ndodhën midis 60 000 dhe 9 000 vjet më parë. Ata gjetën 97 ngjarje që ka të ngjarë të kenë një ndikim klimatik të barabartë me një shpërthim me magnitudë 7 ose më të madhe. Ata arritën në përfundimin se ngjarjet me magnitudë 7 ndodhin rreth një herë në 625 vjet, dhe ngjarjet me magnitudë 8 (të quajtura edhe super shpërthime) rreth një herë në 14 300 vjet.

Sot, një shpërthim i një supervullkani “mund të shkaktojë 60% më shumë ftohje” në temperatura. Planeti është më i populluar se në vitin 1815 dhe shumë më i lidhur, kështu që një mega-shpërthim vullkanik do të vriste shumë më tepër njerëz dhe do të paralizonte rrugët tregtare. Për këtë arsye, kriza ekonomike do të ishte e sigurt./A2CNN

Tags: BotaVULLKAN

Të ngjashme

Kosovë

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

“Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet!

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Shtrenjtimi i energjisë, LDK: Paaftësia qeverisëse, varfëron qytetarët

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
  • “Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?
  • Kimete Berisha: Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet!
  • Shtrenjtimi i energjisë, LDK: Paaftësia qeverisëse, varfëron qytetarët
  • Arben Kurteshi: „Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses!”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.