[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bota në retrospektivë: Puçi dhe hakmarrja e Erdoganit (Video)



Mbrëmjen e 15 korrikut 2016, Turqia u ballafaqua me tentim grusht-shteti. E kjo u bë nga ana e ushtrisë turke.

 Presidenti turk Erdogan arrin të shtypë këtë përpjekje të puçit. Ai konsolidon pushtetin e tij përmes një fushate arrestimesh dhe spastrimesh.

BE’ja e kritikoi Erdoganin, por ajo ka gjithashtu nevojë për të sepse ai strehon emigrantët.
“Ne mbështesim plotësisht institucionet demokratike dhe legjitime. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për të tilla reagime që dëmtojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut ” , kishte deklaruar  shefja e politikës së jashtme të BE’së, FedericaMogherini.

Në nëntor, Parlamenti Evropian kërkoi ngrirjen e negociatave për pranimin e Turqisë në BE, për shkak të shkeljes së vlerave themelore evropiane në këtë vend. Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk iu përgjigjen kësaj thirrjeje, por nuk duan të hapin një herë për një herë asnjë kapitull të ri të këtyre bisedimeve që vazhdojnë prej 11 vjetësh.

Vetëm Austria është shprehur në mënyrë të qartë se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Për vendet e Ballkanit duhet të vazhdojë perspektiva evropiane./Express/