Bota e artit në zi: Ndahet nga jeta figura e njohur botërore

Ndahet nga jeta në moshë 91-vjeçare, regjisori mjaft i njohur Jean-Luc Godard. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze Liberation.

Godard ishte një nga regjisorët më të famshëm në botë, i njohur për klasikët si Breathless and Contempt, të cilat tronditën themelet e filmit dhe frymëzuan regjisorët ikonoklastikë dekada pasi karriera e tij arriti kulmin në vitet 1960.

Në vitin 1968, Godard u largua nga Nouvelle Vague dhe themeloi me Jean-Pierre Gorin grupin e filmit Dziga Vertov Group, i quajtur pas regjisorit të famshëm sovjetik. Ishte një grup kineastësh politikisht aktivë që në mënyrë kolektive dhe anonime krijuan filma eksperimentalë dhe politikë që mbështetën lëvizje si maoizmi dhe marksizmi./Botapress.info/

ngjashme