Bordi i ri i RTK-së nuk ia fiton zemrat radikalëve të VV-së, ankohen Mekuli e Ramabaja

Bordi i ri i RTK-së nuk po i pëlqen radikalëve te Lëvizjes Vetëvendosje. Ndonëse i emëruar gjatë pushtetit të tyre, radikalët e VV-se duket se kanë pasur pritje qe transmetuesi publik te shndërrohet në mjet të propagandës zyrtare të partisë ne pushtet.

Gazetari pro VV, Gëzim Mekuli dhe ish- anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Rambaja u ankuan në lidhje me këtë çështje.

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ironikisht shtroi pyetjen se e kujt në të vërtetë është RTK-ja.

“Duke përcjellë debatin në RTK më imponohet ta shtrojë publikisht pyetjen: I kujt është ky televizion?” – shkroi Rambaja.

Postimi i Rambajës nuk la pa u komentuar nga Gëzim Mekuli, i cili e shtroi po të njëjtën pyetje. Madje, sipas Mekulit, ky është edhe kapitullim.

“Të njëjten pyetje sapo i shtrova vetes?! Cfarë kapitulimi!” – komentoi ai.

Komentit të Mekulit iu përgjigjj përsëri Rambaja, i cili shkroi: “Duket se Bordi ose nuk egziston fare, ose është në pushim!!!“.

Anipse, radikalët e Lëvizjes Vetëvendosje po shprehin indinjatë ndaj Bordit të ri të RTK-së, përzgjedhja ishte bërë në prani të Organizatave Ndërkombëtare, të cilat vlerësuan se përzgjedhja ishte profesionale.

Më saktë, procesi i intervistimit ishte bërë në prani të monitoruesve nga organizatat ndërkombëtare: Zyra e BE-së dhe OSBE.

Përmes një reagimi në Twitter, Zyra e BE-së në Kosovë kishte lavdëruar procesin e përzgjedhjes.

Ne e përgëzojmë Bordin e RTK-së për sigurimin e një procesi transparent dhe profesional për përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së. Urime Shkumbin Ahmetxhekajt për postin e ri dhe çdo të mirë në punën tënde të ardhshme. Bashkimi Evropian do të vazhdoj të mbështes lirinë e mediave dhe zhvillimin e tyre në Kosovë“,  shkruan nga zyra e BE-së në Kosovë pas zgjedhjes së Bordit të ri.

Kujtojmë se, në fillim të muajit shkurt të këtij viti, bordi i RTK shpalli konkurs për drejtor të përgjithshëm të këtij institucioni, kjo pas shkarkimit të Ngadhnjim Kastratit nga detyra. Ishte Shkumbin Ahmetxhekaj ai që u zgjodh drejtor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

ngjashme