Bora Zemani fillon ‘Dancing With the Stars’ me një kërcim dhe i vë flakën skenës 

Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka nisur “Dancing With the Stars” me moderatore Bora Zemanin.Spektakli është hapur me një kërcim nga Bora Zemani dhe trupa e baletit, e përberë nga konkurrentët. Moderatorja ka shkëlqyer duke kërcyer nën ritmin e këngës “Alien Superstar” nga Beyonce. Kujtojmë se ajo ka studiuar dhe balet.