[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bombë nga Spanja, lamtumirë Real Madrid (Foto)



Cristiano Ronaldo nuk do ta përmbush kontratën me Real Madridin, ai do të shitet para sezonit 2018/19, raporton “Don Balon”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar që ta shesë Cristiano Ronaldon. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, 31 vjeçari do të luajë vetëm edhe një sezon në Santiago Bernabeu, pavarësisht se në nëntorin e vitit të kaluar nënshkroi kontratë pesë vjeçare, që do ta mbante në Madrid deri në vitin  2021, transmeton Gazeta Express.

Siç raportohet nga Spanja, Perez është duke menduar që ta shesë Cristianon në Kinë tre vite para se t’i skadojë kontrata, ku do të përfitonte shumë më shumë se në Real Madrid.

Teksa edhe MLS është një opsion për portugezin, i cili mund të largohet, pavarësisht se gjithmonë ka shprehur dëshirën të pensionohet në Bernabeu.

31 vjeçari, i cili pas pak javësh mbush 32, këtë edicion ka shënuar 18 gola në 22 paraqitje për Los Blancos.

auto_1_1484896188-33703661484897002