Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili dje tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, bombardohet kryeqyteti serb, Beogradi, transmeton Gazeta Botapress.
Vucic është pyetur rreth deklaratave të fundit të Haradinaj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth këtyre deklaratave të pakuptimta.Ai madje i ka quajtur ‘budallaqe dhe gjërave të pakuptimta”.
Në RTV Dukagjin, Haradinaj dje tha se Vucic dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.
“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj.
Vucic, duke folur për luftën në Ukrainë, shtoi se “është e rëndësishme që Serbia të mos marrë pjesë në asnjë luftë dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin”. /Botapress.info/