Boksieri shqiptar Florian Marku e goditi boksierin kundërshtarë Chris Jenkins, gjatë matjeve zyrtare, pasi që ky i fundit e provokoi atë me puthje.
Ylli shqiptar është i njohur për temperamentin e tij në ngjarjet para meçeve, dhe përsëri arriti të tregoj nervozizmin e tij kur u takua sot me Jenkins.
Gjatë përballjes fytyrë më fytyrë, Marku shihej duke e paralajmëruar se çfarë do t’i ndodhë Jenkins, ndërsa ky i fundit në mënyrë sarkastike e provokon me puthje.
Vetëm pak sekonda pas këtij gjesti të Jenkins, Marku shpërtheu duke e kapur atë për fyti dhe duke e shtyrë, ku situata u tensionua dhe u nevojit ndërhyrja e sigurimeve.
Marku do të përballet me Jenkins në kuadër të peshave të lehta, këtë të shtunë në qytetin e Newcastle.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell reagimin e boksierit shqiptar.