[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bogujevci i kërkon qeverisë Hoti krijimin e fondit emergjent për viktimat e dhunës në familje



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës urgjentisht të krijojë fondin emergjent për strehimoret e viktimave të dhunës në familje.

Gjatë debatit parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Bogujevci tha se shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Urgjentisht duhet të kërkohet krijimi i fondit emergjent për strehimore për viktimat e dhunës në familje. Aktualisht të gjitha strehimoret janë në krizë financiare dhe mund të mbyllen në mungesë të mbështetjes institucionale. Shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo kritikoi qeverinë për mos interesim për të debatuar për këtë temë në Kuvend.

“Ne qeveri nuk kemi, siç po e shihni, përveç ministrit të mirëqenies asnjë prej qeveritarëve nuk i kemi këtu sot. Për fat të keq gjitha këto kërkesa dhe punë do të bëheshin nëse do të kishte adresë politike për t’i zgjidhur”, tha ajo.