[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BMW vjen me sistemin e makinave pa pasqyrë



Ky sistem monitorimi bazohet në kamera që vendosen në vendin e pasqyrave dhe transmetojnë video me cilësi të lartë, brenda makinës.

 

 

BMW i8 concept, është një shembull i përdorimit të këtyre kamerave, të cilat janë vendosur në dy krahët e makinës, në vendin ku vendosen pasqyrat. Këto kamera janë dukshëm më të vogla sesa pasqyrat normale dhe kapin pamje nga të dy anët e makinës.

 

Gjithashtu, një kamera e tretë është vendosur pranë xhamit të pasëm dhe kap pamje nga pas mjetit dhe pamjet e këtyre kamerave shfaqen në një ekran të vendosur në vend të pasqyrës ballore të makinave.

 

BMW dhe prodhuesit e tjerë të makinave, duan të implementojnë këtë sistem kamerash, pasi siguron një pamje më të plotë dhe është e aftë të sinjalizojë rrezikun te drejtuesit e mjetit.

 

Prodhuesit japonezë të makinave e kanë marrë tashmë miratimin për prodhimin e makinave pa pasqyra, ndërsa ata evropianë, pritet ta bëjnë këtë së shpejti.

.

BMW i8 mirrorless concept car

BMW i8 mirrorless concept car

BMW i8 mirrorless back camera