Kolona të gjata janë krijuar në magjistralen që të çon për Vushtrri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë policorë për të ndihmuar në drejtimin e komunikacionit.
Lexues të Gazetës kanë njoftuar se pritjet janë të gjata për shkak të kolonës. Nuk raportohet për ndonjë aksident të ndodhur./Botapress/