Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident janë përfshire tri vetura dhe për pasojë tre persona janë lënduar.
Poashtu ai ka bërë me dije se aktualisht, autostrada është bllokuar në këtë lokacion.