• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Blinken uron Kosovën: Ndihuni krenarë për arritjet në 14 vjet shtet, Amerika ju mbështet gjithmonë

nga Bota Press
17 Shkurt, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar shqiptarët e Kosovës për 14 vjetorin e Pavarësisë. Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Në urimin e tij Sekretari amerikan i Shtetit nënvizon se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, kësisoj ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje.

Një mesazh ka pasur dhe për rajonin. Sekretari amerikan shprehet se SHBA-të presin që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thotë ai.

Urimi i plotë i Blinken:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Kosovës për festimin e katërmbëdhjetëvjetorit tuaj si shtet sovran dhe i pavarur.Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje.

Përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Ne mbetemi mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj – për bujarinë tuaj në pritjen e afganëve vulnerabël dhe kontributin tuaj për sigurinë dhe stabilitetin global. I uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë për popullin e Kosovës ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik dhe ne e forcojmë më tej miqësinë tonë të palëkundur, së bashku”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

LEXO EDHE KETE

Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para 14 vjetësh

Tags: BlinkenSHBA

Të ngjashme

Aktuale

MSH publikon raportin ditor të COVID-19

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Aksident i rëndë në Deçan, shumë persona të lënduar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Postimi për ish-këshilltarin e Kurtit po vazhdon t’i shkaktojë Jakup Krasniqit probleme në Hagë
  • Fotografia historike: Kurorëzimi i Mrbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939
  • Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio
  • The Times: Shqipëria, ‘rivale’ e Greqisë dhe Kroacisë në turizëm, si po “joshen” britanikët në TikTok
  • MSH publikon raportin ditor të COVID-19

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.