Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se do të ketë një Ukrainë të pavarur për “shumë më gjatë” sesa do të jetë një Vladimir Putin.
“Para së gjithash, do të ketë një Ukrainë, një Ukrainë të pavarur shumë më gjatë sesa do të ketë një Vladimir Putin. Në një mënyrë ose në tjetrën, Ukraina do të jetë atje dhe në një moment Putin nuk do të jetë”, tha Blinken në një intervistë për CNN-in.
Blinken tha se ShBA-ja po përpiqen që të parandalojnë sa më shumë vdekje dhe shkatërrim që të jetë e mundur tani për tani.
“Pyetja e vërtetë është se sa vdekje dhe shkatërrim ka pasur nga agresioni rus ndërkohë dhe kjo është ajo që ne po punojmë sa më shumë që mundemi për të kufizuar, ndaluar dhe për t’i dhënë fund luftës së zgjedhur që Rusia po kryen. Ne po e bëjmë këtë përmes mbështetjes që po i ofrojmë Ukrainës çdo ditë. Ne po e bëjmë këtë me presionin që po ushtrojmë kundër Rusisë çdo ditë.”
Sekretari amerikan i Shtetit tha se shpreson se vdekja dhe shkatërrimi do të marrin fund sa më shpejt.