[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Blic: Gjuriq që mburrej me trenin – kishë, tash po fshihet



Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq deri të shtunën u binte të gjitha kambanave të lavdërimit me dukjen e trenit që ishte nisur për në Mitrovicë e që u kthye mbrapshtë në Rashkë.

Tash, tri ditë pas trenit me mbishkrim në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” jashtë dhe me plot foto të manastireve brenda, në zyrën e Gjuriqit askush nuk dot ta thotë një fjalë pse treni ishte dekoruar kështu, shkruan gazeta “blic” e Beogradit, përcjell Koha.net.

Kush është përgjegjës për këtë?, Pyet gazeta dhe shton se në brendi të një vagoni qëndron mbishkrimi “projektin dhe brendimin e ka bërë Zyra për Kosovën”, ndërsa nga kjo kësaj gazete nuk i ka folur askush duke e zvarritur vazhdimisht përgjigjen.

Për këtë nuk ka dashur të flasë as dizajnuesi i trenit Andrej Vasiljeviq Andelei i cili gishtin megjithatë e ka drejtuar nga Zyra e Gjuriqit.
As zyrtarë të hekurudhave serbe nuk duan të flasin më për këtë tren.

Ata , në ndërkohë nuk e kanë idenë se çfarë do të bëhet me këtë tren: Do të ringjyroset apo do të qarkullojë nëpër Serbi me këtë eksterier dhe interier që ishte nisur për në Kosovë, por që ishte kthyer mbrapshtë.