[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Blerta Haxhiaj; Fundi i Filozofisë apo Fundi i Teorisë – Richard Rorty 



 

Interesi në filozofi zana-fillën e ka te Habia sepse edhe pyetja Pse e ka një se-pse …Pa brirë je mbret! Pa brirë je pasha! Pa brirë është dhe moda!  Duke teorizuar postmodernen pashmangshmërisht inkurajojmë sulmet ndaj postmodernes siç janë sulmet e Lyotard-it dhe Foucault-së mbi teoritë moderne për qasjet e saj karakteristike totalitare dhe thelbësore (Steven Best and Douglas Kellner). Argumenti është ironik qëkurse falsiteti e njëjëson dhe ndryshon ‘traditën moderne’ dhe qëkur teoricienët postmodern sikurse janë Foucault dhe Baudrillard janë të përgjithësuar si çdo mendimtar modern. Loytard kërkon justifikimin e teorise me lojërat gjuhës duke e lokalizuar dhe argumenton se asnjë kriter universal është i mundur për të vendosur në një terren të së vërtetës objektive apo të vlerave universale. Për Foucault justifikimi zë në grackë iluzionet metafizike sikurse është e Vërteta dhe vetëm shqetësimi i kritikave filozofike i çmonton mënyrat e vjetra të të menduarit. Një sulm i traditave ekzistuese dhe institucioneve ekzistuese, për  tu hapur ndaj horizonteve të reja dhe eksperiencave për një liri më të madhe individuale. Ajo që është në qëndër është rezultat dhe nëse ky rezultat sjell një liri më të madhe ku prespektivat teorike janë të justifikuara aty ku diskursi teorik nuk shikohet si i saktë apo i gabuar por si efikas duke prodhuar efekte pozitive.

Rorty e sulmon meta-teorinë-refleksionin mbi statusin e teorive në vete, e cila merret me justifikime epistemologjike dhe normative të prepozicioneve dhe vlerave ku teoria e cila kritikon në tre mënyra të ndryshme duke dhënë tezen e ‘fundi i filozofisë’. Rorty (filozofia analitike) bëhet në një renegat dhe braktis dogmën profesionale ku filozofia ‘është mbretëresha e shkencës(?!)’, apo themelimin e së Vërtetës përmes kërkesave të vlerave të vërtetësisë. Ai referon se filozofia nuk ka një dije të veçante të së vërtetës sepse si çdo fenomen kulturor është përmes asaj fenomenit linguistik. Për Rorty-n gjuha është një kosntruksion poetik që krijon botën, jo një pasqyrë që e reflekton realitetin dhe aty ka më pak predispozita apo të vërteta neutrale që baraktisin kontigjencat e krijimit historik. Aty nuk ka një pike arkimediane rrethore për një teori të vendosur, gjuha mund vetëm të na japë një ‘përshkrim’ të botës. Përçapja e parë në sulmin e Rorty-t është mbi idenë se kjo teori mund të sigurojë bazamente objektive për dijen dhe etikën, duke qënë e lidhur me të vërtetën universale, maskat e së Reales nuk mund të jenë të njohura.

Tentativa e dytë e Rorty-t tregon se aty nuk ka të vërteta universale apo objektive, nuk ka një gjuhë neutrale si arbitër atëherë teoria nuk ka pushtet për të gjykuar përmes gjuhes apo përshkrimeve. Një sipërmarje që e transformon teorinë në Meta-teori bëhet atëherë kur kushtet e argumentit në vetë bëhen mjaftueshëm problematike. Qëkur Rorty e mohon se teoricienët saktësisht mund të kritikojnë, kundërshtojnë apo ‘dekonstruktojnë’ atëherë nuk ka as mirë, as keq, apo saktë. Teoria zëvendësohet më ironinë, ai që paralajmërohet nga kontigjenca e paeliminueshme e vetes dhe diskursit. Pranimi i limiteve të reja, ai që ironizon mundet vetëm ta ripërshkruajë teorinë e vjetër në gjuhë të re dhe të ofrojë përshkrime të reja për vetëvetën dhe të tjerët. Ne adoptojmë vlera dhe ideologji mbi emotiven se sa mbi terren racional, çdo fjalor është i ndjekur nga një tjetër dhe aty nuk ka një fjalor përfundimtar me një tjetër që mund të arbitrojë frazat normative dhe epistemologjike. Metoda është të ri-përshkruajë shumë gjëra të reja në rrugë të reja derisa individi të krijojë një përmbajtje të sjelljes linguistike e cila pret që gjeneratat e reja ta adoptojnë atë. Ky lloj të ‘bërit’ filozofi punon pragmatikisht duke thënë se ‘tento të mendosh në këtë mënyrë’ apo ‘tento të injorosh në përgjithësi çeshtjet tradicionale duke zëvendësuar atë me të reja dhe mundësisht duke ngritur pyetje të reja’.

Rorty e mohon termin që i mvishet ‘relativist’ mirëpo ai është realitivist në sensin që dikush nuk mund të demonstrojë një pikëpamje nuk është më i vërtetë se sa dikusht tjetër që mund ta demonstroje. Ai shkon drejt përshkrimeve që celebrojnë kontigjencën, ironinë, solidaritetin dhe vlerat liberale por deklaron se dikush nuk mund të argumentoje për përshkrime të reja. Duke e shfronësuar filozofinë Rorty proklamon se literatura është më shumë së sa një mënyre e pushtetshme e interpretimit të botës dhe ofron përshkrime që janë të domosdoshme për vetë-krijimin dhe progresin social. Trillimi zë vend në teori, mirëpo Rorty ka shkruar filozofi dhe jo trillim, këtu është sulmi i tretë i autorit,

teoricienët duhet të braktisin të gjitha qëndrimet për të kritikuar radikalisht institucionet sociale, mirëpo kritika nuk ka fuqi të Rorty dhe një përshkrim është aq i mirë sa një tjetër, por teoria në këtë nivel nënkupton së ka qëllim, që në mënyrë klasike është e përshkruar te Republika e Platonit, për të zhytur publikun dhe shqëtësimet private, për të bashkuar çështjet private për përfeksionim sëbashku më drejtësinë sociale. Autori udhëheqet edhe nga përgjithësimi se tradita dhe bindja janë forca të fuqishme se sa arsyeja në konstruktin social të jetës duke mbajtur ngjitësin social sëbashku. Këtu janë pikëpamjet filozofikë mbi tema siç është natyra e vetëvetes apo kuptimi i jetës së mire që janë irrelevantë ndaj politikës siç janë argumentet për ekzistencën e Zotit. Duke u mundur të rivitalizoje vlerat liberale pa ndjenjat e domosdoshmërisë për të mbrojtur ato mbi nivelin filozofik, ajo çka është e domosdoshme është një lloj i intelektualit analog i virtytit civik, tolerance, ironi dhe kujdesi që sferat e kulturës të pluskojnë pa qënë të shqëtësuara shumë për terrenin e përbashkët. Qëkur filozofia arrin të sigurojë një themel për konceptin e filozofisë ajo duhet të braktisët dhe të zëvendësohet me nje përshkrim poetik dhe narrativ historik. duke marrë një hap gjigand drejt Foucault, Rorty referon se jo vetëm filozofia siguron jo vetëm themelet për politikë, ajo luan jo vetëm rol politikë apo diçka të ngjashme. Kundrejtë këtij sulmi mbi fundamentalizmin Foucault përdore teorinë si një armë për luftën politikë. Për Rortyn filozofia nuk ka rol as politik as publik,(prandaj zvetnohet roli i saj në kurrikulat shkollore dhe universitare) duke rivitalizuar dallimin klasik liberal mes publikës dhe privates. Rorty paraqet se filozofia duhet të rezervohet për një jetë private, aty ku mund të behet ironike në maksimunin e saj ndërkohe që traditat politike dhe morale duhet të qeverisin jetën publike.

Edhe Derrida një i arrirë në ironi supreme insiston se entitetet dekonstruktiviste politike përmbushën dhe behën publike mund të paraqesin një varg problemesh. Kundër fundamentalizmit, është e mundshme teoria për të konstruktuar një terren jo-arbitrar për akses të vlerave dhe fakteve konkuruese. Këto terrene nuk janë metafizike apo historike, ato janë gjetur brenda kritereve të logjikës dhe argumentimit që janë të arsyeshme dhe të shperndara te vlerat sociale të asaj demokracie liberale. Nuk e gjejme arbitrare së racizmi është i gabuar apo kritikat se racizmi, seksizmi janë përshkrime të mira me të cilat duhet të pajtohemi. Një e tillë duhet të konstituohet më një komponent të fortë racional, për të luajtur lojën e gjuhës në një argument demokratik. Interesi në filozofi rrallë është një ekzamin i tezës pro dhe  bashkë saj, argumentimi është i vështire jo gjithmonë shumë seksi, sidomos në mendjen e një estetiku të padurueshëm që kërkon vetëm bukurinë, rininë… (vazhdon)