Analisti Blerim Latifi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar komunikimin shqip në rrjetet shoqërore, i cili dominohet nga sharjet dhe ofendimet.
“Faktet na tregojnë se kjo është një praktikë komunikative e rrënjosur prej kohësh në traditën e shqiptarëve“, shkruan Latifi.
Ai duke tërhequr një krahasim me të folurën e shqiptarëve të Selanikut gjatë shekullit XIX, përfundon se një pjesë e këtyre problemeve janë të rrënjosur thellësisht në traditë.
“Sot romantikët dhe nostalgjikët e ndryshëm janë të prirur ta idealizojnë dhe glorifikojnë traditën, por kur i shohim gjërat me syrin e realistit, atëherë e kuptojmë se një pjesë e konsiderueshme e problemeve të cilat na e komplikojnë sot jetën, i kanë rrënjët pikërisht në vetë traditën“, pohon Latifi.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: