Profesori universitarë Blerim Latifi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se festa e Ditës së Europës në Kosovë ishte vendosur nga koha e shpalljes së pavarësisë, ai shkroi se në atë kohë ishte eufori, por edhe naivitet i madh, kur ishte vendosur kjo datë në kalendarin e festive zyrtare, shkruan Gazeta Botapress.
Ai tha se kjo festë daton që nga viti 2008, dhe ishte vënë si festë si rezultat i euforisë në atë kohë.
“Shëndërrimi i Ditës së Evropës në ditë festë zyrtare në Kosovë, është produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë. Ajo ishte kohë e euforisë, entuziazmit dhe naivitetit të madh, me naivitet besonim se, meqë Kosova ishte bërë shtet, tani çdo gjë do të shkonte mirë dhe shpejt, përfshirë edhe integrimin në BE. Prandaj, pse të mos festonim.”, shkroi ai.
Më tutje Latifi shkroi se euforia kalon shpejtë, dhe pastaj troket zhgënjimi i cili na mëson se punët e mëdha nuk bëhen shpejt, dhe se politika përveç që di të zgjidh probleme, ajo di edhe ti krijojë ato.
“Por, ajo që kalon më shpejt, është vetë euforia. Vendin e saj e zë zhgënjimi, i cili vjen për të na dhënë leksionin se gjërat e mira nuk bëhen lehtë dhe shpejt, dhe se politika, sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, po aq di të bëhet edhe art i krijimit të tyre. Fatkeqësisht kjo e dyta ka vite që predominon tek ne. Prandaj, në këtë kontekst, Dita e Europës, në vend të festës, realisht paraqet një fares”, shkroi profesori universitarë.
Postimi plotë:
Shndërrimi i Ditës së Evropës në ditë feste zyrtare në Kosovë, është produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë. Ajo ishte kohë e euforisë, entuziazmit dhe naivitetit të madh.
Me naivitet besonim se, meqë Kosova ishte bërë shtet, tani çdo gjë do të shkonte mirë dhe shpejt, përfshirë edhe integrimin në BE. Prandaj, pse të mos festonim.
Por, ajo që kalon më shpejt, është vetë euforia. Vendin e saj e zë zhgënjimi, i cili vjen për të na dhënë leksionin se gjërat e mira nuk bëhen lehtë dhe shpejt, dhe se politika, sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, po aq di të bëhet edhe art i krijimit të tyre.
Fatkeqësisht kjo e dyta ka vite që predominon tek ne. Prandaj, në këtë kontekst, Dita e Europës, në vend të festës, realisht paraqet një farsë./Botapress.info/