Ka vazhduar debati për përdorimin e shamisë në shkolla edhe përtej kufijve të Kosovës. Në këtë debat janë përfshirë edhe analistët dhe opinionistët Blerim Latifi nga Prishtina e Kim Mehmeti nga Shkupi, shkruan Botapress.
Pas një postimi të mëhershëm të Kim Mehmetit për cështjen e fesë islame te shqiptaret, ka reaguar profesori dhe analisti Blerim Latifi i cili nuk e ka kursyer duke e quajtur Kim Mehmetin një “faqezi anadollak”.
Ja postimi i Blerim Latifit në Facebook:
Etika shqiptare është etika e fytyrës.
Dhe kjo ma së miri shihet në shprehje të tilla si: Qofsh faqebardhë!, A ki ftyrë ti?, Ta marroftë Zoti ftyrën!, Me ruejt ftyrën!
Shembujt janë të panumërt.
Akuza ma e madhe morale ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë dhe është kur i thonë dikujt : O i paftyrë!
Ka qindra shembuj të tjerë.
Në etikën shqiptare fytyra është sinonim i vetë ndërgjegjës. Dhe kjo ma së miri shihet në shprehjen: Qofsh ftyrëçelë!
Tregojani këto atij faqeziut anadollak në Shkup, Kim Mehmetit, që po i keqpërdor fjalët e shenjta të gjuhës shqipe për ta justifiku agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare.