[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Biznismenë shqiptarë nga Gjermania në mbështetje të gjeneralit Haradinaj



Delegacioni i “Unionit të Biznismenëve Shqiptarë në Gjermani” i prirë nga nënkryetari Gani Nuha , bashkë me anëtarët e Kryesisë Ajet Krasniqi (vëllau i heroit Mujë Krasniqi), Zenun Krasniqi, Ramë Rama (vëllai i dëshmorit Agron Rama) dhe Haki Godanci vizituan në Francë gjeneralin Ramush Haradinaj. Mbajtja edhe më tutje peng e gjeneralit tonë të lavdishëm të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, me fletëarreste fashiste të fundshekullit të kaluar të dirigjuar nga kryefashisti Miloševič , të rigjeneruar nga neomiloševičët e shekullit 21, është konsideruar, nga unionistët e biznesit, jo vetëm i pakuptimtë dhe jashtë logjikës juridike, por edhe tendecioz ndaj vlerave bazike të popullit tonë që u mundësuan drejtëpërdrejt nga UÇK dhe aleatët tanë, ku rol aktiv kishte edhe shteti francez. Bashkëluftëtari i gjeneralit , biznismeni i suksesshëm Gani Nuha ,bëri të njohur përkrahjen e pakursyer të Unionit për Ramush Haradinajë dhe njëkohësisht përcolli mesazhin që njëherë e përgjithmonë t’i ipet fund cirkut të fletëarresteve serbe për luftëtarët e lirisë së Kosovës. Shkruan Sami Fejza