• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Biznesmeni bleu 10 cent arin e tokës, pastaj shteti ia kërkoi që t’ia blenë 7 euro metrin katror

nga Bota Press
1 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kosova është vendi i çudirave. Përveç që është vend i çudirave, Kosova është edhe vendi ku politikanët dhe biznesmenët e lidhur me politikën pasurohen nga vet shteti.

Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë.

Gazetari i ekonomisë Enis Veliu, përmes një postimi në Facebook, thotë se një biznesmen i lidhur me politikën ka blerë një ari tokë për 0.10 euro.

Kjo duket e pabesueshme, por ja që në Kosovë gjithçka sa i përket krimit është e vërtetë! Por, ky biznesmen nuk është ndalur me kaq. Ai pas dhjetë vjetësh sipas Veliut, të njëjtën tokë nga shteti i ishte kërkuar për t’ia ble për 7 euro metrin katror. “Biznesmeni i lidhur me politikën një ari tokë në Malishevë e privatizoi nga AKP-ja për 0.10 euro.

Të njëjtën tokë pas 10 vjetësh shteti kërkoi t’ia shpronësoj për 7 euro për metër katror. Edhe burgu i përjetshëm është pak për këta kriminela!!!”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Edhe pse gazetari Veliu nuk e ka përmendur emrin e biznesmenit, ky shkrim i tij duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Patjetër që duhet të zbulohet kush është biznesmeni, kush ia shiti tokën për 0.10 euro dhe sidomos kush ia bleu pastaj të njëjtën për 7 euro metrin katror.

Por, nuk dihet se a ka edhe njerëz të lidhur të Prokurorisë me këta persona, pra me biznesmenin dhe shtetin! E nëse ka, qysh edhe deri më tash ka pasur një numër të madh të rasteve që janë publikuar në media për lidhjet me Prokurorinë e shtetin, atëherë nuk do të zbulohet kurrë identiteti i tyre.

E përderisa të njëjtit persona janë të lirë në Kosovë, atëherë si mund të pritet që të ecim tutje! Por, ashtu siç është Kosova vend i mundësive dhe çudirave, mund edhe të ketë befasi në një të ardhme të afërme!

Megjithatë, po ia lajm kohës se a do të publikohen, hetohen dhe burgosën personat e tillë që u pasuruan në Kosovën e varfër./Botapress/

Tags: Biznesmeni bleu 10 cent arin e tokës

Të ngjashme

Aktuale

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Ambasadori Hill lavdon Serbinë, thotë se është gati për marrëveshjen, shpreson të jenë edhe të tjerët

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Drafti i FES: Asociacion me flamur e stemë, kush e drejton, kush e financon dhe cila është lidhja e tij me Serbinë?

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Jeni vonuar për Asociacionin

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.