• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë mbi 100 mijë euro për Fondin e FSK-së

nga Bota Press
25 Prill, 2022
në Aktuale
ShareShareShare
Me iniciativë e biznesmenëve kosovarë në Zvicër, Qahil dhe Ramadush Emini, në Cyrih mblidhen 125 mijë franga (121 mijë euro) për fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Para pak kohësh Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, fond i cili ka për qëllim të mbështesë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mjetet e mbledhura nga fondi i FSK synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe biznese të cilët e kanë mirëpritur iniciativën për të kontribuar në fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kësaj iniciative i është përgjigjur pozitivisht edhe pronari i firmës “Emi Sanitar” nga Cyrihu, Qahil Emini.

Ai së fundi ka organizuar një mbrëmje ku ka bërë bashkë mbi 15 biznese dhe individë të cilët bashkërisht kanë mbledhur rreth 125 mijë franga, mjete këto të cilat i janë dërguar fondit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Qahil Emini, për albinfo.ch ka treguar se kjo iniciativë ishte një formë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për atdheun. Emini, tutje ka thënë se është momenti i duhur që të japim kontributin tonë, gjithsecili në mbështetje të shtetit dhe Forcës se Sigurisë së Kosovës

Biznesmeni nga Cyrihu, së bashku me vëllanë e tij Ramadush Emini, kanë bërë që për një kohë të shkurtër të mbledhin biznese nga rrethi i Cyrihut me pronarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët i janë përgjigjur ftesë për të dhënë kontributin e tyre.

Qahil Emini, këtë iniciativë, siç ka treguar për albinfo.ch e ka bërë me besimin e plotë që ka në institucionet e Republikës së Kosovës. Emini, shpreson që këtë veprim do ta ndjekin edhe biznese të tjera, që sipas tij janë të shumtë në Zvicër.

Emini është shprehur se pret që fondi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë transparent të paktën për mjetet e mbledhura dhe orientimin në fushën sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ai shpreson që aksione të natyrave të tilla do të ketë edhe në të ardhmen dhe thotë që Kosova nuk duhet të ndihmohet vetëm përmes fondeve për zhvillim, por edhe duke investuar direkt në ekonominë e shtetit të Kosovës.

Tags: fondi i siguriseFSKZvicer

Të ngjashme

Aktuale

Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

nga Bota Press
1 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!
  • E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane
  • Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?
  • Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!
  • G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.