• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bislimi zbulon takimet e fshehta me serbë lokalë në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë

nga Bota Press
11 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Një nga premtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas ardhjes në pushtet ka qenë se do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës. Lidhur me këtë çështje është pyetur numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi gjatë intervistës në Euronews (edicioni në gjuhën serbe”.

 

 

Bislimi: Plani franko- gjerman e mbështet qëndrimin e Serbisë që aktualisht s’ka kushte për njohje reciproke

Gazetarja e “euronews” e ka pyetur Bislimin se pse s’ka takime me serbët që jetojnë në jug të Kosovës meqë asaj nuk i kujtohet që ndonjë ministër i Qeverisë të ketë qëndruar për vizitë ndonjëherë.

Bislimi ka thënë se s’është e drejtë që të thuhet se e kanë premtuar por s’e kanë filluar dialogun me serbët lokalë. Më pas ka zbuluar gjashtë takime të mbajtura fshehurazi, pesë prej të cilave thotë se janë zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe një në Qeverinë e Kosovës.
“Nuk është e drejtë të thuhet se ne premtuam por nuk e filluam atë dialog. Unë personalisht kam zhvilluar gjashtë takime me serbët vendas, pesë prej të cilave janë mbajtur në ambientet e Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Kosovë. Dhe unë mbajta një takim dhjetorin e kaluar në këtë dhomë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tutje ka thënë se ka pasur biseda me organizata që përfaqësojnë serbët lokalë nga veriu dhe jugu, përfshirë Mitrovicën e Veriut, Gorazhdecin, Graçanicën e të tjera. Megjithatë thotë se s’i kanë bërë publike për shkak se janë të vetëdijshëm se me çfarë mund të përballen këta serbë kur të bëhet publike se kanë filluar dialogun me Qeverinë e Kosovës.

Zv.kryeministri Bislimi tutje ka thënë se ministrja Emilia Rexhepi ka vizituar çdo komunë ku jetojnë serbë.Ndërkohë ka treguar se ka pasur kërkesa nga kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me kryetarët e komunave në veri por Goran Rakiq kishte refuzuar.

“Prandaj, nëse ka hezitim për ta bërë këtë, atëherë duhet të mendojmë se kujt duhet t’ia atribuojmë këtë ngurrim. Sa herë që ka pasur një kërkesë që kryetarët e komunave të takohen me mua ose me zotin Kurti, ne gjithmonë e kemi bërë të mundur. Kam gati dy vjet që jam zëvendëskryeministër dhe në atë kohë jam takuar vetëm një herë me ta, kur kemi diskutuar për çështjen e energjisë me një kompani turke”, ka potencuar Bislimi.

Tags: Besnik Bislimigoran rakiq

Të ngjashme

Aktuale

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Mitrovicë: E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga një 19-vjeçar

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
  • Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë
  • Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale
  • Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje në Klinë, familja njofton për vdekjen e tij
  • Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.