Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë sot diskutimet në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar dje zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ku në një konferencë për medie ka zbuluar edhe agjendën e takimit, që siç tha ai është “rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe diskutimet në çështjet që janë duke ndikuar në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë”.
Megjithatë nga Qeveria Kurti nuk kanë njoftuar në lidhje me takimin, teksa as nga BE nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë takim trilateral.