Sfidat e rrezikshme i ka pasion, madje edhe ato të cilat jo çdo person ka guximin t’i provoj. Ngritja e peshave, shtyrja e mbajtja e objekteve të rënda, janë vetëm disa nga gjërat të cilat ai ka forcë t’i bëjë.
Dhe, së fundmi, Bujar Muli nga Vushtrria ka arritur të thyej një rekord të ri, duke e mbajtur veturën mbi barkun e tij.
Për këtë sfidë, të cilën Bujari arriti ta përfundoj me sukses, shumë i merakosur ishte vëllai i tij, por edhe anëtarët e tjerë të familjes.