[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Bisedime me Serbinë, vetëm po e pranoi Kosovën shtet”



Haradinaj ka thënë se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm në rrafshin e njohjes, ndërsa ka kritikuar liderët e shtetit të Ksoovës për pozicione inferiore

 

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar në Francë mbi bazën e një fletëarresti ndërkombëtar të Serbisë, ka thënë se procedurat që po zhvillohen ndaj tij janë “abuzim me ligjin”, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroortin e Baselit, ndërsa më pas u lirua me kusht nga gjykata franceze, në pritje të një vendimi final lidhur me ekstradimin e mundshëm në Serbi.

“Është abuzim me ligjin, që po ndodhë në raport me një person i cili ka kryer të gjitha detyrimet ndaj ligjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare”.

Haradinaj është akuzuar dy herë nga Tribunali i Hagës për krime lufte, dhe në të dy rastet ka dalë i pafajshëm, për të gjitha akuzat.

Ai ka akuzuar liderët e vendit se po tregohen të pafuqishëm në raport me Serbinë.

“Është e trishtë të shohësh pozicionin inferior që mban Prishtina dhe servilizmin e zyrtarëve të shtetit”.

“Kosovës megjithatë nuk i mungojnë njerëzit të gatshëm për t’i bërë ballë Serbisë”, ka theksuar më tutje ai.

Ish kryeministri ka thënë se negociatat me Serbinë janë keqdrejtuar, ndaj ka kërkuar që ato të vazhdojnë vetëm me një kusht.

“Ka qetëm një cështje të hapur mes Kosovës dhe Serbisë: njohja e Kosovës. Nëse Serbia është e gatshme ta bëjë këtë gjë, në rregull, të ulemi në tryzë bisedimesh. Nëse jo, të presim”. /klankosova.tv