[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Binak Maxharraj: Matja e territorit, mashtrimi i radhës i Qeverisë



Pas pshtjellimeve qe i bani tash e disa kohe Qeveria e Republikes se Kosoves me demarkacionin,tashti na doli edhe me nje sihariq:hajde ta masim Teritorin e Kosoves.Po keta kodosha te Qeverise as iden ma te vogel nuk e kane se cka do te thote me e mate Teritorin e Kosoves,a done me e mate me kut , me hapa apo metra,kah don me i ra,ku don me ja nise.Termi,siq po thote Qeveria me e mate teritorin e Kosoves,do te thote me mate rreth e m’rrth Kosoves,e jo vetem disa metra apo kilometra.

Nese done me e mate Teritorin e Kosoves kah done me ja nise,nga ura e Ibrit ne Mitrovice apo ne Jarine,apo don me e mate vetem vijen kufitare me Malin e ZI.Por edhe kjo nuk bahet,nuk munden me e ba,sepse per me mate vijen kufitare me Malin e Zi,ku me dijte per te saten here,duhet me kane i pranishem edhe Komisioni shteteror i Malit te ZI,qe eshte e pamundshme.Dihet se dhe kur dy vllazen dahen,kur ta masin token duhet me kane te dyte te pranishem,sepse matja nuk eshte e vlefshme.Ky Komision i Isa Mustafes a don me e mate edhe kufirin me Serbine(sic)apo edhe kete kufij do ta len ne meshiren e Serbise.

Pra,me fjale tjera ky eshte nje marifete,nje floskule politike,nje rrene e kulluar nga ana e Qeverise sa per ti qite hi e pluhur po-
pullit se kishe po bajme dicka,por populli e ka memorjen e forte
dhe e di mire se ku eshte dhe ku ka qene historikisht kufiri mes Kosoves dhe Malit te ZI,ai eshte ne Kulle dhe Qakorr,sepse Qakorri
ne ndergjegjen e popullit eshte “Jerusalem”qe kufirin s’ka kush e luan nga aty.

Eshte shume e qelluar dhe me vend se Opozita e refuzoi kete fare Matje te Teritorit dhe nuk merr pjese ne keto marifetlleqe te pista te cilat nuk prodhojne asgje veq mjegull edhe ma te dendur nga e cila as vete Qeveria nuk din me dal.