Presidenti amerikan po zhvillon një telefonatë me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në krizën në Ukrainë.
Joe Biden ishte në Bruksel dhe Poloni javën e kaluar ku mori pjesë në një samit të NATO-s dhe u takua personalisht me liderët, raporton BBC.Kujtojmë se më parë Biden gjatë vizitës së tij në në Poloni e ka qujatur liderin e Rusisë, Vladimir Putin si “kasap”.
Ai kishte siguruar Poloninë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me NATO-n do të intervenojnë nëse Putin vendos që të sulmojë një shtet që është pjesë e NATO-s./Botapress.info/