• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Biden para “testit që mund ta mbyll dramën tri-dekadëshe”, eksperti amerikan del me tri propozime për Ballkanin

nga Bota Press
13 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Joe Biden arrin për një ceremoni pranë fshatit Sojevë, Kosovë më 17 gusht 2016. Foto: Armend NimaniJoseph: Testit të vërtetë të presidentit Biden për qëndrimin e tij për Ballkanin po i afrohet koha Profesori amerikan për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington Edward P. Joseph, ka thënë se tani ka ardhur koha e testit të Joe Bidenit në Ballkan.

Në një opinion për “Foreign Policy”, Joseph ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin.

Ai ka dhënë tri propozime për presidentin amerikan, të cilat sipas tij, duhet t’i ndjekë SHBA-ja për çështjet në Ballkan.

Sipas tij, testit të vërtetë të presidentit Biden për qëndrimin e tij për Ballkanin po i afrohet koha.

Joseph e sheh urdhri ekzekutiv të Bidenit, që ua ndaloi hyrjen në SHBA destabilizuesve të Ballkanit Perëndimor, si mundësi që ai t’u japë zgjidhje përfundimtare telasheve në rajon.

Eksperti amerikan ka theksuar se Kosova është nën presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Serbinë dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarët se kanë neglizhuar “regjimin antidemokratik të Aleksandar Vuçiqit” në Serbi, duke thënë se deri tash ata kanë “luajtur me dy karta”.

Ai ka propozuar tri elemente kritike.

Së pari, sipas tij, duhet të bëhet një standard i vetëm i sjelljeje për të gjitha shtetet aspiruese në Ballkan.

“Krahas riafirmimit të përkrahjes së përgjithshme për zgjerimin e BE-së, deklarata duhet ta shprehë qartazi se të gjitha shtetet aspiruese janë të barabarta për nga sovraniteti dhe se do të mbahen njëjtë përgjegjëse kur janë në pyetje zotimet për standarde evropiane. Asnjë ‘lider politik dhe ekonomik në rajon’ dhe po ashtu asnjë shtet, përfshirë Serbinë, nuk do të tolerohet t’i keqtrajtojë fqinjët apo demokracinë e saj.

Njëjtë, asnjë shtet nuk do të mund të ndërmarrë luftë me mjete të tjera, duke përdorur agresionin politik për izolimin e Kosovës, gjë të cilën është duke e bërë Serbia nëpërmjet fushatës së çnjohjeve të Kosovës, apo nga ana tjetër Kosova duke e promovuar bashkimin me Shqipërinë, një formë kjo agresioni kundër serbëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Joseph.

Së dyti, sipas profesorit, partnerët ta mbështesin vlerësimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit, duke thënë se edhe nëse BE-ja s’pajtohet që të vihen sanksione, Amerika duhet t’i bindë partnerët të paktën për ta mbështetur qëndrimin amerikan kundër korrupsionit përmes urdhrit ekzekutiv.

E në pikën e tretë, Joseph ka përmendur Kosovën, duke thënë se pavarësia e saj nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe s’ka shërbyer si shtytje për shkëputje diku tjetër në botë.

Sipas tij, Biden ka mundësi të mbyllë dramën tridekadëshe, duke përafruar politikën e Perëndimit me vlerat e veta

“NATO mund ta përdorë një formulë të njëjtë (për të katër anëtarët e Aleancës që nuk e njohin Kosovën) me atë të përdorur nga BE-ja në formalizimin e marrëveshjes me Kosovën. Një gjithë e tillë do t’i dërgonte Serbisë sinjal të fortë për të negociuar seriozisht me Kosovën në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Washingtoni duhet të rekomandojë që një thirrje e tillë të baraspeshohet me shprehjen e një mbështetjeje të fortë të aleatëve për sovranitetin dhe integritetin territorial të pesë shteteve evropiane që nuk e njohin Kosovën. Kosova nuk është përgjegjëse apo e implikuar në ndonjë prej këtyre rreziqeve ndaj integritetit territorial.

Po ashtu, pavarësia e Kosovës nuk e ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe s’ka shërbyer si shtytje për shkëputje diku tjetër në botë. Megjithëkëtë, mbështetja e fortë e aleatëve për pesë shtetet që nuk e njohin mund t’i zbusë shqetësimet në to”, ka komentuar ai në propozimin e tretë. Duke përafruar politikën e Perëndimit me vlerat e veta, Biden e ka mundësinë që më në fund ta mbyllë dramën tridekadëshe në Jugosllavi dhe të hedhë jashtë ndikimet ruse e kineze”, ka shtuar Edward P. Joseph nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Tags: Joe Biden

Të ngjashme

Lajme

Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Lajme

Blerim Latifi e quan “faqezi anadollak” Kim Mehmetin!

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu
  • Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës
  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës
  • Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.