• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Biden do vendosë sanksione ndaj çdo politikani që kërkon bashkimin Kosovë-Shqipëri

nga Bota Press
18 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ thekson se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Raporti i cili shpjegon situatën në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, saktëson midis të tjerave se çdo përpjekje për të bërë thirrje apo promovuar krijimin e Shqipërisë së Madhe apo bashkimin midis dy vendeve do të shoqërohet me sanksione.

“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës”, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”, thuhet në raport.

Në raport shpjegohet qasja që ka Perëndimi ndaj Kosovës dhe situatës në Ballkan, duke theksuar se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, nëse ndryshojnë qëndrim përbëjnë çelësin e stabilitetit rajonal. Kjo bën që Beogradi dhe Prishtina të lëvizin nga pozicionet e tyre. Raporti vë në dukje se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s. Gjithashtu raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan.“Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, shkruhet në raport.

Më tej shpjegohet se Kosova mund të shënojë pikën përfundimtare të shpërbërjes së ‘Jugosllavisë’ që vjen vetëm përmes njohjes së saj nga vendet e mbetura të NATO-s dhe BE-së.

“Në thelb të strategjisë është: shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë prej tre dekadash mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë. Ky pretendim vlen për krizën që vijon të mbajë të ngërthyer Bosnje-Hercegovinën. Sanksionet e forta të SHBA-së të vendosura në fillim të janarit 2022, edhe nëse shtrihen në një gamë më të gjerë figurash të korruptuara në vend, nuk do të shërojnë paralizën e Bosnjes prej dekadash. Nga ana tjetër, njohja e Republikës së Kosovës nga katër anëtarët e NATO-s si Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – do të transformonte Dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën. Të bindësh këto katër shtete – dhe një të pestë, Qipron, e cila është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s – për të njohur Kosovën nuk është aq e lehtë. Kjo do të kërkojë një përpjekje të vendosur nga administrata Biden, së bashku me aleatët kryesorë, për të bindur ata që nuk e njohin që të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, thuhet më tej në raport.

Tags: Bidensanksione

Të ngjashme

Aktuale

Policia bllokon Rektoratin, përsëri alarm për bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar në Ferizaj për 73 kilogramë d…

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Në drejtim të Policisë së Kosovës u shkrepën 26 plumba, detaje për aksionin në Zveçan

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Infermierët që u angazhuan në luftën kundër pandemisë protestojnë nesër, ka 3 muaj që s’janë paguar
  • Deputeti Gashi obligohet të heqë dorë nga biznesi i “servisit të veturave”
  • Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • Milionerët në Davos: Na taksoni më shumë
  • Policia bllokon Rektoratin, përsëri alarm për bombë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.