[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Beteja moderne e Kosovës – Thaçi i jep ujë Vuçiqit (Foto)



Revista më e vjetër dhe më e madhja politike në Serbi, NIN, i është kundërvënë ashpër kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.

Në numrin më të ri, i cili do të dale në treg nesër, NIN në ballinë ka vendosur fotografinë ku shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Keqpërdorimi i Kosovës”, është titulli ballinës, ndërsa shihet presidenti Thaçi “duke i dhënë ujë” Vuçiqit i cili nga “Beteja për Kosovën” ka mbetur i plagosur rëndë dhe po jep shpirt.

Fotografia e ballinës në NIN është “kopje” e Betejës së Kosovës të vitit 1389 kur forcat ballkanike dështuan pengimin e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. /lajmi.net