Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi para eurodeputetëve ka theksuar nevojën e Kosovës për më shumë vaksina, duke thënë se vaksinat që Kosova ka marrë deri më tani dhe ato që pritet të vijnë nuk janë të mjaftueshme.
Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian më shumë ndihmë në këtë drejtim.
“Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina që nuk kanë plotësuar kriteret dhe standardet evropiane dhe mu për këtë arsye ne varemi nga ndihma e BE-së”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.
Bislimi ka zbuluar se të mërkurën e ardhshme pritet që në Kosovë të vijë kontingjenti i radhës i vaksinave.
Zëvendëskryeministri thotë se janë të kënaqur që vendet e BE-së po marrin sasi të mëdha të vaksinave pasi sipas tij Kosova pastaj mund të llogarisë në ndihmën e tyre.