Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është kampion i mëditjeve në qeverinë e Albin Kurtit.
Në bazë të raportit të shpenzimeve që Gazeta inFokus ka siguruar nga zyra e kryeministrit për periudhën mars-dhjetor të vitit 2021, del që zëvendësi i parë i Kurtit ka marrë mëditje hiq më pak se 3 mijë e 99 euro.
Me mëditje keq nuk ka mbetur as zëvendëskryeministrja e dytë, Emilia Rexhepi, e cila është paguar nga buxheti i shteti për këtë kategori shpenzimesh me 1 mijë e 377 euro.
Pavarësisht se dy zëvendësit e tij kanë marrë mëditje, një gjë të tillë nuk e ka bërë vet Albin Kurti, i cili nuk ka marrë asnjë cent nga kjo kategori e shpenzimeve.