[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BE:Serbia në shkurt nis bisedimet për pranim



Serbia do të mundet që në muajin shkurt të hapë kapitullin e ri të bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, kanë bërë me dije burime nga Brukseli për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Në një qëndrim për këtë media, zyrtarë maltezë të Presidencës së BE-së kanë thënë se ishin përgatitur për të nisur hapjen e kapitujve të ri të cilët teknikisht janë gati, transmeton Klan Kosova.

Presidenca malteze është duke shqyrtuar mundësinë e një organizimi të një konference ndërqeveritare me Serbinë në muajin shkurt për të hapur Kapitullin e 26-të për edukim dhe kulturë.

Këshilli i BE-së ka thënë se trupat që kanë të bëjnë me çështjet e lidhura për zgjerim do të mund të takohen në mesin e javës tjetër.

Këtu më shumë do të dihet rreth shteteve anëtare dhe pozicionin për kapitullin e ri për nisje të bisedimeve për pranim se kur dhe ku do të hapet, kanë marrë vesh burime të Tanjug, brenda Brukselit