Rrustem Berisha ka treguar në emisionin dPt te Fidani në T7 pse i ka hyrë garës për kryetar të Pejës. Ai është nominuar për kryetar nga AAK-ja dhe do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai thotë se vjen prej atij qyteti dhe se do të mundohet që gjithë përvojën e tij ta përdorë për një qeverisje të mirë lokale. Ai ka folur edhe për të kalaurën e tij teksa ka thënë se është rkenar që ka shërbyer si komandant në Koshare dhe se në kohën sa ishte Ministër i Mbrojtjes filloi transformimi i FSK-së në ushtri.
“Jam prej qytetit të Pejës dhe kam lindur aty. Është qytet i kulturës, i sportit i qytetërimit, dhe tregtisë. Kam dashur që tërë përvojën time dhe angazhimin tim ta jap për një qeverisje të mirë me një ekip profesional në kohën dhe vendin e duhur. Jam ushtarak dhe kam shërbyer në shumë detyra për liri dhe më pas në krijimin e institucioneve. Kam qenë komandant në betejën e Koshares, detyrë për të cilën jam krenar. Dy vite me radhë kam qenë deputet dhe detyra e fundit është se kam qenë Ministri i parë i mbrojtjes dhe në mandatin tim ka filluar transformimi i Kosovës në ushtri”, tha ai.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor në Kosovë. Kandidatët për komunën e Pejës janë Gazmend Muhaxheri prej LDK-së, Astrit Ademaj nga PDK ndërsa VV ende nuk ka shpallur ndonjë kandidat nga asnjë komunë.