[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Berisha: PDK-LDK me liderë të shantazhuar



Deputeti i Kuvendi Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka akuzuar krerët e shtetit për proceset në të cilat po kalon Kosova. Ai liderët e PDK-së dhe LDK-së i ka quajtur të shantazhuar derisa për presidentin e vendit Hashim Thaçi thotë se është e zeza e këtij vendi.

Berisha në emisionin “ Fakt Plus”, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet me financa e armë e jo me letra. Sipas tij kjo bëhet duke e ndryshuar misionin civil në atë ushtarak./GazetaTribuna