[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Berisha: Dënimi i ushtarëve është akt armiqësor ndaj kombit shqiptar



Sali Berisha ka reaguar ndaj dënimit të ushtarëve që e realizuan me duar formën e shqiponjës në ushtrinë e Greqisë.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri shqiptar, e ka cilësuar si akt albanofobik dhe armiqësor ndaj kombit shqiptar dënimin e atyre ushtarëve.

“Denimi me 60 dite burg i 7 ushtareve, nga ministri grek i mbrojtjes, pse bene simbolin e shqiponjes se flamurit te kombit dhe vendit te origjines se tyre, eshte nje akt i denueshem, albanofobik, armiqesor e primitiv i tij ndaj kombit shqiptar!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Ushtarët grekë u dënuan me 60 ditë burgim nga autoritetet e Greqisë, gjë që solli reagim të ashpër nga zyrtarët e Shqipërisë.