[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bëri deklaratat shokuese për ISIS: Ja kush është mësuesja nga Shkodra (Foto)



Një mësuese është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se bëndë propagandë për ISIS në klasë.

Mësuesja Emine Alushi ishte filmuar në një video nga nxënësit e klasës, teksa një nxënëse e pyet për ISIS-in.

Por mësuesja shokoi me përgjigjen e saj.

Në videon e publikuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni ‘Stop’ mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste.

Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë.