Nese i madh e i vogel ne Vetevendosje, duke fillu prej Binushit e teposhte, e kane shfrytezu cdo fjale qe gjendet ne fjalor per me e ofendu secilin prej nesh qe e voton LDK’ne, PDK’ne, AAK’ne etj., atehere perse secili prej nesh ne balotazh duhet te kemi dilema se kend duhet me e votu?
Po i blejne votat me paret e vjedhura, kane thane. Pra, kur kane thane keshtu, kane mendu qe secili prej jush qe keni votu ne zgjedhjet e 17 tetorit, kendo pervec LVV’se, jeni pagu. A ke marre pare edhe ti qe po e lexon kete status?
Per keta njerez njejte eshte edhe Lumiri, edhe Memli, edhe Urani, edhe Shaqir Totaj, edhe Perparim Rama, edhe Ardian Gjini. Jane njejte, sepse keta nuk çohen ne mengjes duke mendu “athu cka eshte duke mendu Albini ne keto momente, ne menyre qe ta di qysh me e fillu diten”.
Prandaj, nuk e di pse na duhmi me pase dilema se kend duhet me e votu ne balotazh. Nuk e besoj qe as duhmi me e dite kush me kend po ben koalicion.
Tek e fundit, pse duhet nje votues i Anton Qunit me prite udhezime se a duhet me u votu Shaqir Totaj a Mytaheri bashke me keta qe po bejne spote qysh perandoria Osmane duhet me u kthy ne Kosove me e çliru Kosoven? Pse qenka kjo kaq e komplikuar me u dite?
Pse duhet votuesit e Uranit ne Prishtine me prite udhezime prej tij se kend duhet me votu. Keta te gjithe ne raundin e pare kane votu per ndryshim. Arben Vitia nuk eshte ndryshimi, Perparimi eshte. Kjo e para, e dyta, nje votues i PDK’se me e votu LVV’ne minimumi eshte mazohizem politik.