Ministrja e Drejtësisë është bërë me zëvendës të ri të Sekretarit të Përgjithshëm.Drejtori i Departamentit për Integrime Europiane dhe Koordinim të politikave në këtë ministri, Lulzim Beqiri është emëruar zëvendësueses i Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Drejtësisë.
Vendimin të cilin e ka siguruar Indeksonline, është nënshkruar nga ministrja, Albulena Haxhiu ka hyrë në fuqi nga sot.
Kujtojmë se deri tash Zv. Sekretar i Përgjithshëm, ka qenë Ardian Bajraktari të cilit nuk i është vazhduar mandati. /Indeksonline/