[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Beqiri: Dërguti ka keqpërdorur logon e Kuvendit



Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila në fillim të seancës e ka lexuar letrën të cilën ia ka shkruar ITU-së.

Sipas Beqirit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka keqpërdorur pozitën e saj dhe dërgimi i letrës ka qenë me motive politike.

“Keni keqpërdor logon e Kuvendit. Është e drejtë me thanë mendimin e saj, por ajo që qëndron është që absolutisht nuk qëndron të thirreni në emër të 200 mijë nënshkrimeve”.

Dërguti një javë më parë është akuzuar nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, që i ka dërguar një letër ITU-së që të mos ia japin Kosovës kodin telefonik.

Kurse sot nënkryetarja e Kuvendit ka lexuar në Kuvend letrën të cilën ia kishte dërguar ITU-së, për të sqaruar se letrën nuk e ka dërguar në emër të Kuvendit.