[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Beogradi: Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës, është akt i armiqësisë



Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë janë përkeqësuar. “Nëse Tirana e padit Serbisë për gjenocid në vend të Prishtinës, marrëdhëniet do të përkeqësohen”, ka thënë ministri serb.

Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë së Serbisë janë duke u përkeqësuar, e kjo do të ndodhë nëse Tirana e padit Serbinë për gjenocid, në vend të Prishtinës, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

I pyetur për të dhënë komentin e tij mbi shkrimet në media, sipas të cilit Kosova nuk mund të ngrejë padi pasi që nuk është anëtare e OKB-së, ka thënë se nëse Tirana tenton ta bëjë një gjë të tillë në vend të Prishtinës, dhe se pas të gjitha takimeve që i kanë pasur me Shqipërinë dhe kanë folur për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, kjo e fundit nuk do të tregohej e pandershme.