Benzema refuzoi ftesën e Macron për të marrë pjesë në finale.A do të jetë Karim Benzema i pranishëm këtë të dielë në stadiumin Lusail për të parë finalen mes Francës dhe Argjentinës? Sipas informacioneve të RMC Sport, qendërsulmuesi i Real Madridit nuk ka dashur të udhëtojë me aeroplanin presidencial me ftesë të Emmanuel Macron.
Kujtojmë se Benzema ishte dëmtuar dhe u largua nga kombëtarja franceze ende pa nisur mirë Botërori.
Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe nuk pritet të jetë as sonte si shikues në stadium./Botapress.info/