• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bekim Jashari e uron xhaxhanë e tij për ditëlindjen e 75-të: Të paçim gjatë i dashur mixhë

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Sot Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari, feston ditëlindjen e tij të 75-të. Një ditë më parë, të martën, djali i tij, Bashkim Jashari, u emërua në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rifat Jashari njihet për kontributin e tij në rritjen e pasardhësve të familjes Jashari, pasi është i vetmi vëlla i Jasharëve që i ka mbijetuar luftës. Andaj nipi i tij, Bekim Jashari ka disa fjalë urimi për të.

Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, që dje zyrtarisht ia dorëzoi detyrën e të parit të kësaj komune, Fadil Nurës nga PDK, sot e ka uruar xhaxhanë e tij, Rifat Jasharin, për ditëlindjen e tij të 75-të.

“Sot mixha ynë i dashur, njeriu që për familjen tonë është gjyshi, babai, mixha, vëllai e shoku më i mirë. Mixha Rifat sot mbushi 75 vite jetë, 75 vite punë, sfida, mërzi por edhe krenari, burrëri e trimëri. Kontributi i tij për familjen tonë është i jashtëzakonshëm, si para luftës duke ndihmuar familjen tonë të madhe nga puna në Gjermani, në luftë me logjistikë për Komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamezën dhe UÇK-në në përgjithësi”, ka shkruar Jashari në Facebook.

“Ai ishte njeriu që më qëndroi mua afër në momentet më të vështira kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes”, ka shkruar tutje ai.

Jashari e përshkruan xhaxhanë si njëri të fortë, i cili për asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk arriti ta mund mërzia, duke shtuar se ishte shumë krenar me vëllezërit, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

“Urime ditëlindjen mixhë i dashur, të uroj edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat e stërnipat që aq shumë i do. Baba Shaban, Komandanti Legjendar, Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase ti ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet. Të paçim gjatë i dashur mixhë!”, thuhet tutje në urimin e tij.

Tags: Bekim Jashari

Të ngjashme

Botë

Lajm shumë i mirë nga SHBA-ja dhe Britania për Ukrainën

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Botë

Presidenti ukrainas jep lajmin e keq për Donbasin

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Botë

Valë e re shqetësuese Covid-i në SHBA

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Sot betohen ushtarët e rinj të FSK-së, edhe Osmani merr pjesë në ceremoni

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajm shumë i mirë nga SHBA-ja dhe Britania për Ukrainën
  • Zyrtari i lartë i LDK’së në Washington, zhvillon takime në State Department e Këshill për Siguri Kombëtare
  • Presidenti ukrainas jep lajmin e keq për Donbasin
  • Valë e re shqetësuese Covid-i në SHBA
  • Sot betohen ushtarët e rinj të FSK-së, edhe Osmani merr pjesë në ceremoni

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.