• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bejtja: Kaq vështirë e keni ta respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës?

nga Bota Press
9 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Gazetari dhe analisti i njohur nga Shqipëria, Andi Bejtja, ka bërë thirrje që të respektohet dhimbja e shqiptarëve të Kosovës, të cilën nuk duan ta shohin këngëtarin serb, Goran Bregoviq duke performuar në Korçë për Festën e Birrës.

Bejtja ka thënë se vetë e dëgjon Goran Bregoviqin dhe se e kishte dëgjuar pa e ditur se çfarë ai përfaqësonte politikisht. Por tha se s’do ta kishte lëshuar ndonjë këngë të Bregoviqit po ta kishte mysafir në shtëpi një kosovar.

“Une jam nga ata qe akoma vazhdoj e degjoj Goran Bregovic, kryesisht pjesen e rrokut kur ishte pjesetar i Bjello Dugme, se ne ate bote te viteve 80-90 thithnim e perthithnim cdo gje qe mund te na rregullonte shijen e kengeve te realizmit socialist…E degjoja pa e ditur cfare perfaqesonte politikisht e cfare qendrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se cfare perfaqeson politikisht e filozofikisht…Sic thashe mund ta degjoj dhe sot…por nuk jam aq cinik dhe injorant ne te njejten kohe e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etike, qe pershembull te me vije per vizite nje Kosovar ne shtepi dhe ta ve per ta degjuar bashke me te”, shkroi Bejtja.

Ai theksoi se nuk duhe rreziuar festën në vetëvete, ndërsa i ka quajtur injorantë ata që e kanë ftuar Bregoviqin për të performuar në Korçë.

“E pra shqiptaret e Kosoves jane vizitore te perhershem ne shtepine tone te madhe gjate gjithe vitit e sidomos ne vere, jane vizitoret me te shumte ne numer dhe sinqerisht nuk e lexoj ate ” kodoshin” e Bashkise Korces, qofte dhe vetem nisur dhe vetem nga pikepamja komerciale, ( ti leme te tjerat), qe duke patur ket fluks Kosovaresh, te shkoje e t’i kape dora ne nje thes me kengetare, pikerisht kete…duke rrezikuar ne menyre te panevojshme madje dhe festen ne vetvete…T’i leme anash gjithe teorite konspirative, jo minishengeni, jo keshtu jo ashtu…Po mire mo injorante kozmopilite, merni pak fryme thelle: kaq te veshtire e keni te respektoni dhimbjen e shqiptareve te Kosoves, e dime qe kemi ndjesi te ndryshme, po kaq te veshtire e keni?”, ka shkruar Bejtja.

Si shembull, Bejtja ka përmendur hebrenjtë që refuzonin të dëgjonin muzikë gjermane.

“Po a e dini ju o popull qe i jepni birre me zorr dashit, qe shumica e hebrejve pas 45, jo vetem u dridhej mishi po te degjonin muzike gjermane, po shumica derrmuese e tyre nuk  pranonin ta vizitonin Gjermanine dhe kur kishin per te mare leke ne banke edhe pas 5 dekadash…Keshtu qe nqs do me duhet te zgjedh ne kete rast midis ” Katundareve te Kosoves” dhe ” Kozmopolitaneve te Shqiperise”, pa dyshim jam me kta te paret. E me qe ra fjala do e degjoj edhe njehere Goran me kufje ne vesh”, shkroi Bejtja.

Tags: Andi Bejtja

Të ngjashme

Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj
  • Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro
  • Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.