Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në vend.
IHMK ka bërë të ditur se vendi ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.
Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.
Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.