[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Beghjet Pacolli merr një letër shqetësuese nga një aktivist: AKR është parti e klaneve, e shantazheve dhe e nëntokës  



Një aktivist—ish sekretar i Degës së AKR-së në Lipjan i ka dërguar një letër Behgjet Pacollit, kryetarit të AKR-së të cilit përveç se ia ka shpjeguar gjendjen në këtë Degë, e ka njoftuar edhe për dorëheqjen e tij.

Ja letra e plotë e Shaip Jasharit Ish/Sekretar i AKR Dega në Lipjan dhe monitorues nga Qendra

IMG_8403

 

Letër hapur Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, AKR dirigjohet nga nëntoka

 

I nderuar President Pacolli, pasi që po kalojnë  dy muaj nga njoftimi që ju kamë bërë dhe nuk mora asnjë

përgjigjeje nga ju, kam vendosur që për hir të korrektësisë dhe njoftimit të të gjithë anëtarëve të AKR-së,

ta drejtoj për ju këtë letër hapur.

Aktivitetin në AKR e kam filluar në muajin korrik 2016 gjendja në të cilën e kame gjetur AKR në Lipjan

ishte katastrofale , ishte formuar vetëm një nëndegë për 4 muaj aktivitet të koordinatorit të ri Sabit

Pacollit, asnjë prej nëndegëve ekzistuese nuk funksiononte si pasoje e mos punës keqpërdorimeve të

bëra nga ishe kryetari i degës Blerim Gashi e posaçërisht pakënaqësi  kulminante për mosrealizimin e

premtimeve të bëra prej Islam Pacollit për punësimin e anëtarëve në Mabetex dhe dërgimin e tyre në

Kazakistan.

A dini z. Pacolli se anëtarët nuk besonin më në asnjë fjale aq më tepër nuk pranonin as takime të irrituar

tej mase me keqpërdorimet e Blerim Gashit , mënyrën se  si pas çdo pale zgjedhje janë rehatuar disa nga

anëtarët kryesisë e për të tjerët nuk janë interesuar fare, ish/kryetari (Blerim Gashi) mbante postin e

kryetarit të Degës, asamblistit,  profesorit në gjimnaz dhe nuk e lironte një post për të pas mundësi

angazhimi për ndonjë të papunë anëtarë të AKR, madje e kishte rahatuar edhe vëllain dhe gruan e tije

dhe nuk kishte paguar vëzhguesit e AKR. ne zgjedhje, afera me komisioner kur AKR ishte në koalicion me

PDK etj…

A e dini z. Pacolli se bosi i degës se AKR në Lipjan, siç e quajnë Islam Pacollin, për përfitime personale dhe

të grupit të tij kishte favorizuar anëtarët të partive tjera , me thonin anëtarët e vjetër se këtij (Islam

Pacollit) nuk i intereson AKR e fort por vetëm një AKR në shërbim të tij për realizimin e interesave të tij

dhe të grupit që e rrethon, ku një gjë e tillë edhe doli te jetë e saktë.

Fillova punën dhe për një periudhë 2 mujore u formuan 25 nëndegë 11 tjera ishin në formim e sipër dhe

sipas planit deri në fund të vitit do të kishim diku rreth 45 nëndegë. Gjatë kësaj periudhe u mbajtën edhe

kuvendet e Forumit Rinor dhe i Forumit të Gruas ku barrën kryesore e kam bart unë dhe disa prej

aktivisteve që do i përmendi me emra më poshtë. Orari i punës ka qenë prej orës 9 e deri në ora 24 pa

asnjë dite pushim e shumë dite ka ndodhe edhe pa ngrënë buke gjatë gjithë ditës, ndihma më të madhe

më është dhënë nga anëtarësia e për të veçuar është ndihmën dhe punën që e kanë bërë Fatmir Kryeziu,

Izjadin Krasniqi e Azem Bytyqi, ndërkaq koordinatori Sabit Pacolli gjatë gjithë ditës shkonte rrethe punëve

të veta e vetëm kur kishte kuvende nëndegë merrte pjese.

Prezantimi i tij (Sabit Pacollit) para qytetareve ishte i njëjtë çdo kund sa që anëtarët e mësuan edhe

përmendësh bile në shaka e përsëritnin shpesh, ky ishte mashtrimi i madh që ju është bërë njerëzve, ai

vazhdonte retoriken thoshte jam Sabit Pacolli nga fshati Sllovi po si fëmijë kam shkuar në Suedi në

moshën 5 vjeçare, gënjeshtra e pare, e ka vijuar mësimin deri ne klasën e 5 në fshatin Sllovi, shkollën

thoshte e kam mbaruar në Suedi si dhe studimet universitare i kam mbaruar në Filozofi. Ky njeri nuk ka

të mbaruar asnjë shkolle, tutje vazhdonte me gënjeshtrën e radhës: “kam zhvilluar aktivitete politike në

partinë Social Demokrate të Suedisë për shumë vite, kam qenë këshilltarë i kryetarit të qytetit të

Mallmos”, si dhe menaxher i hekurudhave Suedi – Danimarkë. Si është e mundur që për një njeri kaq të

rëndësishëm me një përvojë kaq të madhe dhe poste kaq të larta të mos informoi asnjëherë shtypi ynë

 

 

kur dihet që për çdo politikanë me prejardhje Kosovare në Botë i dimë të gjitha , nuk rezulton në internet

në mesin e këshilltarëve të kryetareve të Mallmos nuk ka asnjë informate në Google për këtë aktivitet

politike dhe menaxherial as edhe një foto! Ajo që dihet është se ka qenë vozitës autobusi që në realitet

nuk ka kurrfarë problemi po që është dashtë të tregohet e jo të mashtrohen njerëzit dhe anëtarësia. Po

të posedonte aftësi (Sabit Pacolli) nuk do të kishte problem po ky njeri thjeshtë është i paditur madje nuk

di as të lexoj. Pastaj thoshte kam biznese në Suedi, Gjermani , Belgjikë, Spanjë, Turqi, Maqedoni, nuk ka

asnjë të dhënë në internet e gjetiu për këto biznese, nuk dihet cilat janë. Ketë njeri e ka sjelle  djali i

axhës tuaj z. President, Islam Pacolli për të mundur me e kontrolluar degën e Lipjanit.

Në Kuvendin Zgjedhor të degës u zgjodha Sekretar i Degës, Jam edhe anëtarë i grupit monitorues të AKR

në nivel vendi, kam monitoruar nëndegë në Ferizaj, Lipjan e Shtime. Në degën e Shtimes atë që e ka bërë

me degën e Lipjanit ka tentuar ta bëjë Islam Pacolli edhe në Shtime si dhe dihet mirë se si i ka bllokuar

degët e Prishtinës , Obiliqit, Artanës (Novo Berdës), Gjilanit etj… duke tentua që të sjelle njerëz të vet të

punësuar në firmën e tij (tuajën) për të kontrolluar degët për përfitime personale, Islami Pacolli e

konsideron partin pronë të vete dhe manipulimet që i banë ky dhe grupi i tij i ngjajnë tamam një nëntoke

të AKR-së, ata të cilët nuk e përcjellin dhe janë politikisht kundër tij rrezikojnë eliminimin politik dhe

humbin vendin e punës siç është rasti me Azem Bytyqin, Kryetar i nëndegës fsh. Sllovi, Azemi është

larguar nga puna në mënyrë arbitrare nga Islami Pacolli (Drejtor i Mabtex-it).

Qëllimi im ka qenë rritja e AKR që normal nuk i ka shkuar në favor nëntokës së kësaj partie. Në fshatin

Gadime e Ulët është një Lagje e madhe e komunitetit ashkali të cilët shprehën interesim për tu kyçur në

AKR, për këtë gjë e informoi Sekretaren Organizative të AKR-së Rejhan Vuniqi e cila me jep përkrahje që

të tentohet afrimi i këtij komuniteti, me kërkesë të qytetareve ashkali caktohet takimi për të biseduar,

Kryetari i degës Sabit Pacolli ishte në Suedi. i shkruaj mesazh duke i treguar që është në pyetje formimi i

një nëndege  dhe kërkojë që të më kontaktoj për ta informuar. I njëjti nuk më thërret fare, por po atë dite

se paku 4 herë e kontakton zyrën e AKR-së në Lipjan mua asnjëherë. Mbasi  ishte vetëm tubim i ftova

vetëm dy kryetaret e nëndegëve Gadime e Ulët dhe Gadime e Eperme si dhe anëtarët e kryesisë  se

degës nga këto fshatra, nga Qendra Sekretarja Organizative, Rejhan Vunici e dërgon Ismet Mulajn ish

Koordinator i Qendrës dhe pjesëmarrës në të gjitha takimet me ju President Behgjet Pacolli me

delegacione të partive evropiane, pjesëmarrës edhe në Kongresin e fundit të partive Liberale Evropiane i

cili në takim vjen me veture zyrtare të partisë dhe vozitësin e partisë, Petrit Makolli. Me pëlqimin e

kryetarëve të nëndegëve të dy  Gadimeve dhe anëtarëve të kryesisë nga këto nëndegë u arrite pajtimi që

të formohet një nëndegë e re e lagjes ashkali. Për faktin që jam monitorues dhe mund të certifikojë

nëndegët e sidomos fakti që ishin të pranishëm mbi 60 qytetarë, pjesëmarrje masive ndër më të

mëdhatë u themelua nëndega.

Kur kthehet kryetari i degës nga Suedia, Sabit Pacolli me direktiva të Islam Pacollit, thërret mbledhjën e

Kryesisë me qëllim shkarkimin tim nga detyra e Sekretarit duke e quajtur shkelje të rëndë të rregullorës

dhe statutit të partisë formimin e nëndegës pa i ftuar nënkryetarët e degës ,e ceka ma lartë mënyrën se

si ka shkuar formimi i nëndegës. Shkarkohem me 12 vota për (kryetari i Degës dhe 11 anëtarë të kryesisë

që i takojnë grupit famëkeq të Islam Pacollit) prej 21 anëtareve të Kryesisë ku pjesa tjetër janë përmbajt

në votim.

  1. Pacolli siç edhe e dini unë menjëherë lajmërova Qendrën, koordinatorin e qendrës Vesel Makollin,

Sekretaren Organizative Rejhan Vuniqin duke ju kërkuar ardhjen në kryesi të Lipjanit dhe konstatimin me

fakte se a mund të quhet shkelje e rëndë ajo që më mvishej, të njëjtit nuk vijnë fare, kur Vesel Makolli ju

informon ju z. Presidenti për shkarkimin tim, ju i nderuar Behgjet Pacolli thoni se paskam bashkëpunuar

me virusin e partisë duke aluduar në Ismet Mulajn të cilin e keni shkarkuar me pare nga Koordinatori i

 

 

Qendrës po që të njëjtin siç e ceka ma lartë mbas shkarkimit e merrni në të gjitha takimet partiake…

Absurde! Në mbledhjen e nëndegës atë (Ismet Mulajn) e ka dërguar Qendra me veturë zyrtare e vozitës,

ku ta dije unë këndë ma dërgon Qendra!  Ju kam shkruar 3 here z. President Behgjet Pacolli duke ju

treguar çka ka ndodhë edhe duke  kërkuar takim, herën e tretë ju kame drejtuar me lutje për takim asnjë

përgjigje, ju  kamë thirr 3 here nuk ma keni hapur tel. mendova a thua kame merituar trajtim të tille

mbas krejt angazhimit sakrificës pa kurrfarë kompensimi krejtësisht vullnetarisht. Kam prit qe 2 muaj

ndonjë lëvizje asgjë, tani po dua për hire të anëtarësisë dhe njerëzve që kamë punuar me ta e që edhe

ata kanë punuar e sakrifikuar e që janë njerëz të mrekullueshëm që meritojnë respekt tu tregojë që

realitet është krejt tjetër brenda këtij subjekti politik, që njeriu vetëm shfrytëzohet si gjësend dhe në

funde hudhët…

Kjo parti z.Pacolli mundë që ti mvesh atribute e tituj vetës por vetëm atë të Liberales nuk mund kurrë ta

ketë, përderisa brenda saj punohet dhe largohen njerëz në mënyrë të barabartë me një regjim

diktatorial, trupetimet se kjo parti ka për të qenë afër qytetarit dhe klasës punëtore, ku kohë më parë

kisha besuar edhe vet në përralla të tilla, them në këtë letër hapur se nuk ekzistojnë, madje duke pas

parasysh arsyen e shkarkimit tim ku themelimi i një nëndege me prezencën e Sekretarit të degës

anëtarëve të Kryesisë së degës, Kryetarëve të nëndegëve të fshatit si dhe prezenca e përfaqësuesit nga

Qendra e AKR-së të cilësohet si shkelje e rregullores dhe statutit. kjo nuk ka të bëjë me shkelje

procedurash po thjeshtë është eliminim i im ngase prej fillimit kam qenë kundër nëntokës së partisë jo

vetëm në Lipjan po edhe në Degët tjera. Kjo tregon që rruga e AKR-së për tu bërë parti Liberale është e

gjatë.

AKR,  jam bindur se është një parti e cila favorizon vetëm klane të caktuara brenda vetës, nuk lejon zërin

ndryshe dhe në të funksionon nëntoka e cila dirigjon dhe shantazhon në vazhdimësi.