Zinedine Zidane ka befasuar me deklaratën për Cristiano Ronaldon
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka marrë një goditje nga trajneri francez, Zinedien Zidane.
Ky i fundit, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Celta Vigon, nuk kundërshtoi vërshëllimat e tifozëve të Los Blancos drejtuar portugezit.
“Unë nuk mund të them nëse vërshëllimat e tifozëve drejt Ronaldos janë të drejta apo të padrejta”, deklaroi Zidane.
Kjo deklaratë është një sinjal i qartë që raportet mes Zidane dhe Ronaldos kanë nisur të ftohen. /Express/