[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Befason Xhemi Shehu! Dëshiron të tërhiqet nga prezantimi (Video)



Prezantuesja e njohur e ekranit “Top Channel” Xhemi Shehu ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Pasidte në Top Channel” përball gazetares Jonida Shehu, teksa ka rrëfyer gjithçka mbi karrierën e saj në këto vite.

Një nga deklaratat më befasusese të bukuroshes Shehu ishte se ajo thotë që nuk i pëlqen aq shumë vëmendja, ndaj dhe preferon që të qëndrojë larg rrjeteve sociale.

Ndërsa sa i përket kësaj çështje, kjo është dhe arsyeja që ajo po mendon largimin nga prezanimi, duke thënë se sa herë që i është futur një programi për të moderuar, ajo ka thënë me vete: “Ky do jetë programi i m i fundit”.

Aktualisht ajo është prezantuese e emisionit “Portokalli”, gjersa kontrata e saj është e vlefshme deri në maj të vitit 2017.

E pyetur nga gazetarja Shehu nëse “Portokalli” do të jetë emisioni i saj i fundit, Xhemi u shpreh se edhe për këtë program ka thënë të njejtën gjë, por ndoshta mund të ndodh që edhe nuk do të shkëputet.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë moderimin gjatë gjithë vitit 2017 bukuroshja Shehu. /Telegrafi/